image Në publik pa shami, Irani heton dy aktore të famshme

Botë

Në publik pa shami, Irani heton dy aktore të famshme

news image

Dy aktore të famshme iraniane janë vënë në shënjestrën e policisë iraniane për mosmbajtjen së hixhabit. Bëhet fjalë për aktoret Afsaneh Bayegan dhe Fatemeh Motamed-Arya.

Ata u vunë nën hetim pasi morën pjesë në një event në nderim të aktorit Atila Pesyani, pa mbajtur shaminë.

Si Bayegan ashtu edhe Motamed-Arya kanë shprehur më parë mbështetjen për lëvizjen protestuese që filloi me gratë dhe më pas u përhap në një pjesë të madhe të popullit.

Protestat nisën pas vdekjes së 22 vjeçares Mahsa Amini, e cila u arrestua se nuk mbajti shaminë./abcnews.al

/GazetaSinjali/