image Në plazhin e Durrësit me veturë zyrtare (Foto)

Kosovë

Keqpërdorim/ Në plazhin e Durrësit me veturë zyrtare (Foto)

news image

Sinjalizuesi ka dërguar fotografi në redaksinë e Sinjalit se si një veturë zyrtare është parkuar pranë plazhit të Durrësit, sot në fundjavë.

Kjo veturë shërben për punët e Komunës së Pejës, mirëpo e njejta është parë në vikend në Durrës.

Rastet e keqpërdorimit të veturave zyrtare janë shumë të shpeshta në vendin tonë. Shumë zyrtarë punët private i kryejnë me këto vetura, bartin gjësende të ndryshme dhe shëtisin nëpër vendet turistike.

Një keqpërdorim kishte shkuar aq larg saqë një zyrtar me veturën e shtetit kishte shkuar në motel./Sinjali/