Dje në mesnatë, në QKMF-në në Bresje të Fushë Kosovës është pranuar një pacient me lëndime të rënda trupore, i cili më pas ka deklaruar se është sulmuar nga dy persona.
Sinjali mëson se viktima ka shkuar në QKMF me lëndime në syrin e majtë dhe në hundë, e më pas aty ka arritur edhe njësia policore.
Viktima ka deklaruar se derisa ishte në rrugën “17 shkurti”, është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar.
Ai ka thënë se të dyshuarit e kanë goditur me grushte në fytyrë dhe si pasojë, i kanë shkaktuar lëndime në syrin e majtë dhe në hundë.
Viktima është liruar pasi e ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në QKUK, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati.