Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mbajë mbledhje sot në orën 18:00.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa para mediave, transmeton Gazeta Sinjali.
Mustafa ka thënë se kryesia e partisë do të diskutojë rreth veprimeve që do të ndërmerren pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për të shkarkuar nga posti i ministrit, Agim Veliu./Gazeta Sinjali/