Pas tre protestave në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës, sot në ora 18:00 është paralajmëruar protesta e katërt, përcjellë Gazeta Sinjali.
Vetura të Policisë së Shqipërisë janë parë rrugëve të Tiranës për t’u pozicionuar në mbrojtje të institucioneve, të cilat kanë qenë në shënjestër të protestuesve gjatë këtyre ditëve.
Vlen të theksohet se tri protestat e kaluara janë shoqëruar me kaos.
Protestat nisën pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Për këtë të fundit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa para trupit gjykues ka shfaqur edhe pendesë për vrasjen e të riut, duke i kërkuar edhe falje publike familjes Rasha.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka pasur protesta edhe në Shkodër dhe qytete të tjera dje, si në Korçë, Vlorë, Durrës, Fier.