image Në ora 14:00 pritet të takohen nëser LDK dhe VV

Kosovë

Politikë/ Në ora 14:00 pritet të takohen nëser LDK dhe VV

news image

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të takohen nesër me fillim prej orës 14:00, në takimin e tyre të radhës.

Ka qenë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, që pas takimit të sotshëm mes kryetarëve të VV-së e LDK-së, ka njoftuar se marrëveshje e vetme e arritur mes tyre ka qenë që Kurti e Mustafa të takohen sërish të enjten në orën 14:00.

Në takimet e kësaj jave, mandatari i VV-së për Kryeministër, Albin Kurti është shoqëruar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, derisa Isa Mustafa ka shkuar i shoqëruar nga Vjosa Osmani, Agim Veliu, Lutfi Haziri e Avdullah Hoti.

Lëvizja Vetëvendosje ka konsideruar se në takimin e sotëm janë përafruar qëndrimet mes dy partive politike./Gazeta Sinjali/