image Në oborrin e QKMF në Prishtinë vendosen tenda

Kosovë

Njoftim/ Në oborrin e QKMF në Prishtinë vendosen tenda

news image

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, janë vendosur tenda ku pritet të kontrollohen pacientët që kanë simptoma të koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas MSH-së, këto tenda janë vendosur që të bëhen kontrolle paraprake për personat që dyshojnë se janë prekur me Covid 19, si dhe për të parandaluar bartjen e infeksioneve brenda spitalit.

“Në Planin e Veprimit të zbatimit të Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Koronavirusit Covid-10 është paraparë që në hyrje të Klinikës Infektive, Klinikës Emergjente dhe QKMF-ve të vendosen një apo më shumë tenda, brenda të cilave do të ketë pajisje dhe personal shëndetësor, sipas nevojës, që do të bëjnë një kontroll paraprak të personave të cilët mund të kenë shenja të dyshimta për Covid-19, me qëllim të parandalimit të infeksioneve brenda spitalore apo brenda institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor. Në tenda do të bëhet një kontroll paraprak si masë mbrojtëse edhe për personelin shëndetësor, por edhe për pacientët e tjerë që janë duke marrë shërbime shëndetësore në Klinikën Infektive, Klinikën Emergjente, QKMF apo në institucionet e tjera shëndetësore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në Kosovë, aktualisht janë konfirmuar 13 raste më koronavirus./Gazeta Sinjali/