image Kosova me pllakë përkujtimore për sulmin e 11 shtatorit në SHBA

Kosovë

Përvjetori/ Kosova me pllakë përkujtimore për sulmin e 11 shtatorit në SHBA

news image

Në përkujtim të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në oborrin e qeverisë është zbuluar pllaka memoriale në nderim të viktimave të atij sulmi.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet zbuluan këtë pllakë në të cilën është gdhendur logoja e qeverisë së Kosovës dhe fjalët “Kosovo Remembers” dhe “Kosova kujton” si dhe datat 11 shtator 2011.

Në fjalën e tij, Haradinaj tha se para 18 vitesh edhe Kosova e përjetoi rëndë sulmin mbi popullin e Amerikës.

“Kosova kujton cdo vit të rënët e kësaj ditë dhe bashkëndjejmë me Amerikën dhe këtë ditë do e kthejmë në traditë në nderim të çdo 11 shtatori të çdo viti. Para se të fillojmë punën do i nderojmë ata që ranë në sulmet e 11 shtatorit sepse i konsiderojmë si tanët sepse Amerika është garanci për sigurinë në botë”, tha Haradinaj.

Pas zbulimit të pllakës memoriale, Haradinaj, Kossnet dhe personalitete të tjera që morën pjesë në këtë ceremoni bënë homazhe.

Rreth 3 mijë viktima humbën jetën në sulmin terrorist më 11 shtator 2001.