image Në mungesë të Xhakës, Shaqiri do të jetë kapiteni i Zvicrës

Futboll

Në mungesë të Xhakës, Shaqiri do të jetë kapiteni i Zvicrës

news image

Këtë fundjavë, Xherdan Shaqiri, do të bëjë paraqitjen e tij të 100 me fanellën e Zvicrës.

Futbollisti i lindur në Zhegër të Gjilanit ka folur para ndeshjeve me Irlandën e Veriut dhe Lituanisë.

Në mungesë të Granit Xhakës, Xherdan Shaqiri do të jetë kapiteni i Kombëtares së Zvicrës.

Unë shpesh shkruaj me trajnerin (Murat Yakin). Së fundmi folëm në telefon. Më tha në telefon se isha kapiten. Por në lojë unë vendos vetë nëse do të marr një penallti të mundshme ose nëse do të lejoj që dikush tjetër të marrë përgjegjësinë. Unë gjithmonë kam dashur të marr penallti. Nëse është kështu, do të përpiqem ta godas”, ka thënë Shaqiri për gazetën zvicerane Blick./Gazeta Sinjali Sporti/