image Në mungesë kuorumi, nuk miratohet raporti financiar i buxhetit për vitin 2020

Politikë

Në mungesë kuorumi, nuk miratohet raporti financiar i buxhetit për vitin 2020

news image

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që ta miratoj raportin financiar të buxhetit të Kosovës për vitin 2020 në mungesë kuorumi pasi në sallë ishin 66 deputetë por që jo të gjithë morën pjesë në votim.

Në votimin që u mbajt, pesë deputetë ishin pro këtij raporti, 55 ishin kundër ndërsa gjashtë të tjerë të pranishëm nuk morën pjesë në votim.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha këtë pikë të rendit të ditës do ta shtyjnë në seancën e radhës që do të mbahet nesër më fillim nga ora 14:00.

/GazetaSinjali/