Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 14 persona nga COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
MSH-ja ka njoftuar se komuna e Rahovecit kryeson me numrin e viktimave në 24 orëshin e fundit, me katër vdekje.
Sipas njoftimit, grupmosha me më së shumti viktima në 24 orët e fundit është 70-79 vjeç, me tetë viktima.