Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës në detyrë, Avdullah Hotit, Qeveria dje ka mbajtur mbledhjen e 53-të, por në mënyrë korresponduese\elektronike, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar të gjitha vendimet që ka marrë qeveria.
Qeveria e Republikës së Kosovës, pas shqyrtimit ka miratuar dhe Planin Indikativ të Punës së Qeverisë për vitet 2022 dhe 2023. Bashkangjitur me Planin e Punës, Qeveria ka miratuar edhe Programin Legjislativ dhe Planin e Dokumenteve Strategjike për vitin 2021.
Është miratuar edhe vendimi për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Drejtësisë, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile me Maqedoninë e Veriut.
Qeveria ka miratuar edhe vendimin për aprovim të reduktimit dhe ri-destinimit të alokimeve të lira nga lista e projekteve kapitale të pa shpenzuara, të të gjitha projekteve me fonde të lira nga Agjenci Kosovare e Privatizimit, bazuar në regjistrat kontabël aktual, deri në vlerën e 17,456,665.27 Euro, dhe përdorimi i tyre për të rimbursuar shpenzimet e ndodhura nga programi i rimëkëmbjes ekonomik.
Vendimet-e-Mbledhjes-së-53-të-Qeverisë-1-1