Komisioni i Venecias pritet t’i japë rekomandimet në lidhje me procesin e Vettingut në Kosovë gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë konferencës së fundit për 2021-ën.
“Jemi duke pritur opinionin e Komisionit të Venecias për vettingun në sistemin e drejtësisë, dhe sipas informacioneve që kemi marrë në muajin mars 2022 do të na japin opinionin e tyre për këtë çështje, kur ta marrim atë opinion, do t’i shohim rekomandimet dhe do të vazhdojmë tutje duke i aplikuar ato”, tha Haxhiu.
“Raportet tona me Këshillin Prokurorial nuk janë ashtu si duken. Me tepër besoj që për këtë arsye janë reformat në drejtësi që kanë nisur nga Ministria e Drejtësisë. Mendoj që këto reforma nuk duhet t’i pengoj atyre. Mos-prania e tyre sidomos në çështjen e Vettingut, ata konsiderojnë që nuk duhet të ketë vetting, por për këtë kanë vendosur qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu./GazetaSinjali/