image Në Maqedoninë Veriore u arrestohen 36 persona, nuk respektuan orën policore

Rajon

Në Maqedoninë Veriore u arrestohen 36 persona, nuk respektuan orën policore

news image

Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se ka ndaluar 56 persona dhe ka arrestuar 36 prej tyre gjatë natës së mbrëmshme, meqë të njëjtit nuk kanë respektuar masën e ndalesës së lëvizjes.

Gjithashtu sipas statistikave gjatë natës së kaluar 307 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 188 kanë nënshkruar vendim për vetizolim, shkruan Alsat.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim dhe nuk është evidentuar asnjë shkelje e këtyre vendimeve./Gazeta Sinjali/