image A do t'i shkojë Kurti në takim presidentit Thaçi?

Kosovë

Dekreti/ A do t’i shkojë Kurti në takim presidentit Thaçi?

news image

Pasi LVV e ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë, presidenti i Kosovës e ka ftuar menjëherë këtë të fundit për ta marrë dekretin në Presidencë dhe njoftimi për takimin u bë përmes Presidencës. Por një ftesë zyrtare ende nuk e ka marrë vetë Kurti, kanë konfirmuar nga LVV.

Nuk dihet ende nëse Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentit. I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se nuk e di nëse ka mbërritur ndonjë ftesë në selinë e partisë.

“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00”, thuhej në njoftimin e Presidencës. /Gazeta Sinjali/