image Në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë i prekur nga koronavirusi

Kosovë

Shëndetësi/ Në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë i prekur nga koronavirusi

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Kosovë.

Ky institucion ka deklaruar se janë duke monitoruar epideminë e këtij virusi që prejardhejn e ka nga Kina, por meqë Kosova nuk ka linjë direkte me këtë shtet, atëherë rreziku për përhapjen e këtij virusi në vend është i vogël.

Përmes një komunikate për media, IPSHK-ja ka kërkuar që çdo rast i dyshimtë i sëmundjes të raportohet brenda 24 orëve nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe institucionet tjera shëndetësore publike dhe private, në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe drejtëpërsëdrejti në IKSHPK.

“Duke u bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, informatat nga terreni, përgaditjet e institucioneve shëndetësore për tu përballur me rastet eventuale të koronavirus, mungesa e linjave ajrore direkte me Kinën, rreziku për depërtimin eventual të virusit në Kosovë vazhdon të mbetet i ulët.”, njofton Instituti.

IKSHP-ja ka bërë me dije se në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” është ekipi mjekësor, me të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm për mbikëqyrjen e situatës në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundje ngjitëse.

“Ekuipazhi i aeroplanit duhet të ndjekë procedurat operacionale të rekomanduara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) në lidhje me menaxhimin e personave të dyshimtë në sëmundje ngjitëse në bordin e aeroplanit”, thuhet tutje në njoftimin për media.

Ndryshe, në nivel global janë raportuar gjithsej 17.383 raste të konfirmuara me koronavirus./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2523788837749105