image Në Kosovë ka ardhur për heqjen e taksës, Grenell tregon se çfarë do t’i kërkojë Serbisë nesër

Kosovë

Deklaratë/ Në Kosovë ka ardhur për heqjen e taksës, Grenell tregon se çfarë do t’i kërkojë Serbisë nesër

news image

I dërguar i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, është duke qëndruar në Kosovë për të kërkuar heqjen e taksës nga liderët politikë.

Ai pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se çfarë do t’i kërkojë nesër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Taksa 100% duhet të hiqet nëse dëshirojmë të vazhdojmë përpara. Taksa duhet të hiqet në të njëjtën kohë me kampanjën për çnjohje të Serbisë dhe mendoj se këto  dy gjëra duhet të ndodhin, në mënyrë që biznesi të rritet në Kosovë. Të njëjtin mesazh do ta bartë në Beograd”, ka thënë Grenell para mediave.

Kujtojmë se nesër emisari amerikan, Richard Grenell, do të udhëtojë nesër për në Beograd, ku do të zhvillojë një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./Gazeta Sinjali/