9.413 raste aktive me COVID-19 janë aktualisht në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Numri total i rasteve pozitive është 73.048 raste nga 329.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.649 raste të vdekjes.
Ndërkaq, numri total i të shëruarve deri më sot është 61.986.
IKSHPK-ja në anën tjetër po bën thirrje në vazhdimësi për respektim të distancës e vendosje të maskës, si dhe mbajtje të higjienës.
/Gazeta Sinjali/