Në kuadër të përfaqësimit me ambiente të përbashkëta diplomatike dhe konsullore nëpër botë, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka prezantuar selinë e përbashkët të Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës Konsullore të Republikës së Kosovës në Kopenhagë.
Sipas Cakaj, flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njëri-tjetrit, atje ku Përfaqësia e Shqipërisë dhe Zyra Konsullore e Kosovës, ndajnë të njëjtën hapësirë.
“Një vepër tjetër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror mes Kosovës e Shqipërisë…”, ka shkruar Kryediplomati Cakaj në faqen zyrtare në Facebook./Gazeta Sinjali/