image Në kohë rekord Ilir Behluli nga Gjilani niset për shërim jashtë vendit

Kosovë

Sociale/ Në kohë rekord Ilir Behluli nga Gjilani niset për shërim jashtë vendit

news image

Teologu Elvis Naçi ka njoftuar se Ilir Behluli nga komuna e Gjilanit, i diagnostikua me Leukemi Akute, në kohë rekord është nisur për kurim jashtë vendit.

Për kurimin e 19 vjeçarit duhej një shifër e madhe e parave, të cilën e ka siguruar Fondacioni Firdeus, shkruan Gazeta Sinjali.

“Pervec lajmit te madh se ne nje kohe rekord shqiptaret mblodhen shumen e kerkuar per Ilirin, ndajme lajmin tjeter se ne kohe rekord Iliri eshte nisur per kurim jasht shtetit. Amaneti shqiptareve per vllain tone u kry. Do kisha dashur nga gjithsecili ne kete muaj te madh, te luteni per Ilirin. Zoti e paste nen kujdesin e Tij. Amin”, ka shkruar Naçi. /Gazeta Sinjali/