image Në kohë pandemie, nesër vijnë dy ministra austriak në Kosovë

Kosovë

Në kohë pandemie, nesër vijnë dy ministra austriak në Kosovë

news image

Për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë me COVID-19, në Kosovë do të zbarkojë një delegacion austriak i përbërë nga dy ministra të cilët në ambientet e aeroportit të Prishtinës, do të takohen me ministrin në detyrë Glauk Konjufcën dhe Blerim Rekën.

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Austrisë, Alexander Schallenberg bashkë me një delegacion austriak do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Lajmin e kanë konfirmuar përmes një komunikate për media nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministri austriak do të pritet nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Takimi do të mbahet në orën 15 e 45 minuta në hapësirat VIP të terminalit të  Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe Ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler dhe ministri në detyrë për Integrime Evropiane i Kosovës, Blerim Reka.

Konferenca e përbashkët për media do të mbahet në të njëjtin vend, në Aeroport, në orën 17:00.

Gjithashtu janë dhënë rregulla specifike për gazetarët të cilët dëshirojnë të ndjekin ngjarjen.

Derisa nuk është specifikuar arsyeja e vizitës së delegacionit austriak në vend./ Gazeta Sinjali/