Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë duke rregulluar gypin e ujit në rrugën “Shaqir Igrishta” pasi që kishte shpërthyer si shkak i një rrjedhje të ujit, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasojë e punimeve mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm disa objekte të zonës së Mati 1, rruga “Muharrem Fejza”, disa objekte të Tregtisë dhe zonat jug, lindje dhe perëndim të lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
“Si shkak i këtij intervenimi pa ujë të pijshëm mund të mbesin disa objekte të zonës së Mati 1, rruga ” Muharrem Fejza” , disa objekte të Tregtisë dhe zona jug, lindje dhe perëndim e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, ( tash për tash ka furnizim me ujë , por përgjatë intervenimit mund të detyrohemi të ndërprejmë furnizimin me ujë për zonat e lartëcekura)”, thuhet ndër të tjera./Gazeta Sinjali/