image Në këtë vend, vala e dytë e koronavirusit mund të vijë qysh në gusht

Botë

Në këtë vend, vala e dytë e koronavirusit mund të vijë qysh në gusht

news image

Italia mund të përballet me një valë të re të infektimeve nga koronavirusi qysh në gusht, dhe jo siç ishte paralajmëruar në shtator ose tetor.

Profesor Andrea Chrysantini, mikrobiolog në Universitetin e Padovës, e ka paralajmëruar rrezikun për këtë.

Ai është autori i një modeli të suksesshëm të kufizimit të përhapjes së koronavirusit, të ashtuquajturit “model Veneto”, i cili përbëhej nga testimi masiv i qytetarëve, falë të cilit rajoni verior i Italisë regjistroi një numër relativisht të vogël të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19, krahasuar me provincat fqinje.

Profesori Chrysantini thotë se është e pazakontë që një numër relativisht i vogël i të infektuarve regjistrohen tani në Itali, ndërsa situata në të gjitha vendet fqinje është e ndryshme dhe numri i të infektuarve po rritet.

“Unë nuk do të doja të përhapja pesimizëm, por kam disa dilema. Është e mundur që ne jemi më të mirët, por është gjithashtu e mundur që të mos testojmë gjithçka që duhet”, paralajmëron profesori Chrysantini.

Ai rekomandon testimin masiv si masën më parandaluese të përhapjes së koronavirusit.

“Testimi masiv sigurisht që kushton, por nënvlerësimi i rrezikut të ri-përhapjes së infeksionit mund të na kushtojë shumë më tepër si nga ana financiare ashtu edhe në jetën e njerëzve”, paralajmëron profesori Andrea Chrysantini. /Gazeta Sinjali