Australia është vendi i vetëm deri më tani që ka raportuar viktimën e parë nga COVID-19, për këtë vit.
Gjithashtu u raportua edhe për numrin më të lartë të të infektuarve, gjithsej 77 në Uellsin e Ri Jugor, i cili po përballet me një valë të re përhapjeje të nxitur nga varianti “Delta”.
Autoritetet paralajmërojnë se shifrat pritet të rriten ndjeshëm në qytetin më të madh të Australisë, Sidnej, që aktualisht ndodhet në një izolim të ashpër.
Duke marrë shkas nga kjo përhapje, masat kufizuese pritet të mbesin në fuqi për më shumë kohë nga sa ishte parashikuar.
Australia raporton 52 persona të shtruar në spitale, 15 pacientë janë në terapi intensive, ku 5 prej tyre kanë nevojë për ventilator. Viktima e parë e këtij shteti, që prej dhjetorit të kaluar, ishte një e moshuar 90-vjeçare./Gazeta Sinjali/