image Në këtë shtet spitalet private mashtruan pacientët, iu thanë se s’janë pozitivë në testin për koronavirus

Botë

Në këtë shtet spitalet private mashtruan pacientët, iu thanë se s’janë pozitivë në testin për koronavirus

news image

Një pronar i një spitali në Bangladesh i akuzuar për lëshimin e mijëra rezultateve të rreme për teste të koronavirusit u arrestua të mërkurën ndërsa po përpiqej të ikte në Indi ka raportuar policia.

Arrestimi shënoi fundin e një manovrimi nëntëditor për Mohammad Shahed për akuzat e lëshimit të certifikatave të rreme për pacientët duke thënë se ata s’ishin infektuar pa ia bërë testin realisht.

Shahed, 42 vjeç, ishte njëri nga shumë mashtruesit që u arrestuan nga autoritetet gjatë ditëve të kaluara.

Ekspertët paralajmërojnë se dokumentet e rreme kanë përkeqësuar situatën tashmë të rëndë në vend të 168 milionë njerëzve duke hedhur dyshime për vërtetësinë e certifikatave të lëshuara nga klinikat.

“Ai u arrestua në brigjet e një lumi kufitar ndërsa po përpiqej të ikte në Indi. Ai ishte i veshur me një burka”, i tha agjencisë së lajmeve AFP një zëdhënës. /GazetaSinjali/