image Në këtë shtet po digjen trupat e viktimave myslimane nga koronavirusi

Botë

Në këtë shtet po digjen trupat e viktimave myslimane nga koronavirusi

news image

Sri Lanka e cila ka një popullsi prej 21 milionë banorë tha se do të digjte trupat e 19 viktimave myslimane të COVID-19, duke i tejkaluar kundërshtimet e familjeve kundër politikës së detyruar, raporton Aljazeera, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas këtij raportimi, ishulli ka përjetuar që nga tetori një rritje të rasteve me koronavirus, pasi numri i infeksioneve që nga ajo kohë u rrit më shumë se tetëfish në më shumë se 29300 dhe 142 të vdekur.

Trupat e viktimave të virusit u shfaqen familjarëve dhe pastaj digjen, ku sipas ligjit Islam kjo është një praktikë e ndaluar nën mbikëqyrjen e rreptë të autoriteteve shëndetësore.

Sipas njoftimit të policisë, pesë prej 19 të të vdekurve tashmë janë djegur në krematoriume gjatë ditës së sotme. /Gazeta Sinjali/