image Në këtë shtet për herë të parë u konfirmuan mbi 2,000 të infektuar me koronavirus

Botë

Në këtë shtet për herë të parë u konfirmuan mbi 2,000 të infektuar me koronavirus

news image

Republika Çeke ka raportuar të enjten për herë të parë mbi 2,000 persona të infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë në këtë vend ka regjistruar 2,139 raste të reja me koronavirus, për dallim nga 1,675 raste një ditë më parë.

Për shkak të kësaj rritjeje, qeveria ka ashpërsuar vendimet, duke përfshirë vendosjen e maskës si dhe ka kufizuar orarin e punës së restoranteve dhe bareve.

Prej shpërthimit të pandemisë, ky shtet ka raportuar 41,032 raste të infektimit.

Prej tyre, 22,931 pacientë janë shëruar dhe 482 kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/