Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim duke u bazuar në kërkesën e Asociacionit të komunave që me datën 18 tetor (një ditë pas zgjedhjeve lokale ku votimet mbahen në shkolla), të mos mbahet mësimi në objektet shkollore, shkruan Gazeta Sinjali.
Bazuar në këtë vendim, bëhet e ditur se të hënën, një ditë pas zgjedhjeve, në shkollat të cilat kanë qenë qendra të votimit, mësimi do të mbahet online.
Kurse në shkollat të cilat nuk janë mbajtur votimet për zgjedhje, mësimi do të zhvillohet normalisht.
“Pra me datën 18 tetor 2021 (e hënë) në shkollat ku kanë qenë qendra të votimit do të mbahet vetëm mësimi online sipas variantit C, derisa këtë ditë këto shkollat do të dezinfektohen dhe ajrosen.
Ndërsa në shkollat ku nuk janë mbajtur votimet për zgjedhjet lokale do të vazhdoj puna normalisht.
Një kërkesë të tillë Asociacioni i Komunave të Kosovës pati adresuar tek Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj.Arbërie Nagavci për t’i mbrojtur nxënësit nga infektimet e mundshme me virusin e pandemisë Covid19“, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/