Në komunën e Vitisë sot janë konfirmuar vetëm dy raste pozitive me koronavirus dhe tre të shëruar.
Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, njofton se rastet pozitive me COVID-19 vijnë nga Vitia dhe Tërpeza.
Njëri nga të konfirmuarit me koronavirus është punëtor teknik i QKMF-së.
Numri i të prekurve me koronavirus në këtë komunë ka shkuar në 376, ndërsa i të shëruarve në 283.
Tutje, Kadolli u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së. /Gazeta Sinjali/