image Në këtë ditë kishte më së shumti pacientë me COVID-19 në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

Në këtë ditë kishte më së shumti pacientë me COVID-19 në spitalet e Kosovës

news image

Situata me koronavirus në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë, edhe pse ditëve të fundit ka pasur një rënie të lehtë të infeksioneve, megjithatë shifrat e të vdekurve vazhdojnë të jetë shqetësuese.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot në vendin tonë janë konfirmuar gjithsej 14 mijë e 119 raste me koronavirus, prej tyre 10 mijë e 546 janë shëruar, ndërsa 563 nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me COVID-19. 3 mijë e 10 persona ende e kanë aktiv virusin.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një fotografi rreth ngarkesës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale nga rastet me COVID-19.

Në 28 ditët e fundit, numri më i madh i të shtrirëve në QKUK dhe spitalet rajonale ka qenë më 10 gusht.

Në këtë ditë, 654 pacientë kanë qenë duke u trajtuar për koronavirus, ku 467 prej tyre kanë qenë të konfirmuar pozitivë me këtë virus.

Numri i pacientëve që po trajtohen për koronavirus në QKUK dhe në gjashtë spitale rajonale ka pësuar rënie ditëve të fundit.

Sipas statistikave të fundit nga MSH, aktualisht janë të hospitalizuar 375 pacientë, prej tyre 277 janë të konfirmuar me COVID-19./Gazeta Sinjali/

Image may contain: text that says 'gusht shtato 2020/Covid 19/fhoti Gjithsej paciente 654 628 610 589 609 565 566 573 573 544 533 516 516 510 508 499 499 491 475 462 452 442 432 435 426 401 378 375 Covid e vdekur 467 440 449 448 452 432 440 441 439 441 409 395 397 415 392 387 393 385 370 368 361 356 338 330 313 307 301 277 gusht 5gusht gusht 8gusht gusht gusht gusht gusht gusht gusht gush gusht gusht 9gusht 30gusht gusht shtato shtator 3shtator shtator shtator shtator'