Gjatë ditës së sotme u raportua se njësitet e Misionit Paqeruajtës, KFOR, kanë arritur në zonën neutrale mes kufirit Kosovë – Serbi aty ku gjenden edhe Njësia Speciale e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella ka thënë se KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në Kosovë, përshirë edhe zonën veriore.
“KFOR ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, ka thënë ai.
Tutje ai ka shtuar se misioni i NATO-s po e vazhdon aktivitetin e tij në përputhje me mandatin e tij nga OKB.
Gazeta Sinjali më poshtë ju sjellë fotografi të publikuara nga RTV Dukagjini ku shihen pjesëtar të KFOR-t duke shkuar në veri të vendit./ Gazeta Sinjali/