Në sondazhet e zhvilluara në katër shtetet kryesore të SHBA-së, kandidati demokrat, Joe Biden po prinë ndaj kundërkandidatit të tij republikan, Donald Trump, transmeton Gazeta Sinjali.
Ish-zëvendëspresidenti, Biden, është duke prirë në betejën në veri, në Wisconsin dhe Pennsylvania, po ashtu edhe në Florida dhe Arizona.
Sipas sondazhit nga New York Times, dallimi më i madh është në Wisconsin, ku diferenca mes Biden dhe Trump është 11 pikë për kandidatin demokrat.
Mundësia e gabimit në sondazh thuhet të jetë 3.2 pikë përqindje në Wisconsin dhe Florida; 3 pikë në Arizona dhe 2.4 pikë në Pensilvani./Gazeta Sinjali/