image Në Izrael nis peticioni për ndalimin e transmetimit të këngëve të Dua Lipës

Bota e Yjeve

Në Izrael nis peticioni për ndalimin e transmetimit të këngëve të Dua Lipës

news image

Një peticion ka nisur në Izrael, përmes së cilit po bëhet thirrje që këngët e këngëtares shqiptare më famë botërore, Dua Lipa të mos transmetohen në radio.

Kjo pasi këngëtarja ndau në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram një postim, ku thuhej se ushtarët izraelitë kënaqen kur qëllojnë fëmijë. Mbi 3 mijë njerëz kanë nënshkruar deri më tani këtë peticion. Organizata ‘Im Tirzu’ shprehet se:

“Në dritën e nxitjes kundër ushtarëve, antisemitizmi, shpifja, teoritë e komplotit dhe shtrembërimet që qëndron në postimin që këngëtarja ndau, nuk është e përshtatshme që një radio të vazhdojë të transmetojë këngët e saj,” shkroi ‘Im Tirzu’ në një letër drejtuar dy ministrave.

Këngëtarja me origjinë shqiptare pak ditë më parë shpërndau një postim në Instagram ku shkruante: “Ndërsa të gjithë janë në humor për të folur për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë, e paguar nga dollarët e taksapaguesit tanë. Djemtë e mëdhenj të këqij të ushtrisë izraelite kënaqen plotësisht duke rrahur dhe qëlluar fëmijët,” thuhej në postimin e këngëtares. “Ata madje kanë bluza që përshkruajnë një grua palestineze shtatzënë me një hapësirë ​​snajperi në stomakun e saj që lexon “me 1 të shtënë dy vrasje”, thuhej më tej në postim./Gazeta Sinjali/