image Në Itali të infektuarit me koronavirus po kurohen me gjakun e të shëruarve

Botë

Pandemia/ Në Itali të infektuarit me koronavirus po kurohen me gjakun e të shëruarve

news image

Ndonëse kanë kaluar 3 muaj nga shfaqja e virusit të rrezikshëm COVID-19, ende nuk ka një mjekim të duhur për këtë sëmundje që ua ka marrë jetën mijëra personave në botë.

Por në Itali janë duke u përdorur disa protokolle për të kuruar personat e prekur nga koronavirusi.

Disa pacientë kishin marrë plazmën e pacientëve të shëruar nga koronavirusi duke zhvilluar më pas antitrupat: kështu eksperimentimi i terapisë plazmatike hyri në Poliklinikën e Pavias. Protokolli ishte përgatitur nga shërbimi i Mjekësisë Imunologjike dhe Transfuzionit të San Matteos, në bashkëpunim me struktura të tjera si Ats e Mantovës.

Dy të parët që dhuruan gjak ishin mjekët e Pieve Porto Morone (Pavia), burrë e grua, rastet e para me Covid-19 në provincën e Pavias. /Gazeta Sinjali/