image Në Itali shtohet një fjalë e re për shkak të Insignes

Futboll

Në Itali shtohet një fjalë e re për shkak të Insignes

news image

Lorenzo Insigne është përgjegjës për një fjalë të re në fjalorin Italian pas performancave të tij në Euro 2020.

Lojtari i Napolit u paraqit gjashtë herë dhe shënoi dy gola ndërsa Italia u shpall kampione, duke mposhtur Anglinë në finale.

Insigne mori vëmendjen e të gjithëve me goditjen e tij fenomenale në fitoren 2-1 të Azzurëve ndaj Belgjikës.

Por, a e dini se teknika ka një emër në Itali? Për “FootballItali” , ajo është bërë e njohur si ‘Tiraggiro’ që bënë së bashku ‘tiro a giro’ – goditje e prerë.

Një përkufizim zyrtar për ‘Tiraggiro’ tani është në Treccani (versioni i fjalorit i Italisë) dhe përkthehet në: “Tiraggiro: Në futboll, gjuajtja përreth, bëhet duke goditur topin në mënyrë që t’i japë asaj një efekt të fortë të formës harkore “.

Nuk ishte një verë e keqe për Insignen, i cili tani është një fitues Kampionatit Evropian … potencialisht edhe ndoshta një gjuhëtar.

Goli i 30-vjeçarit kundër Belgjikës ishte një perlë në vete dhe ai i tha UEFA-s se është një teknikë që ai praktikon rregullisht.

“Unë mendoj se çdo lojtar në ekip luajti një lojë të pabesueshme. Unë gjithmonë e provoj atë goditje, në lojëra dhe në stërvitje. Unë jam i lumtur që hyri brenda. Ishte një gol i shkëlqyeshëm, por e përsëris, të gjithë fituam së bashku sonte”, kishte thënë atë natë italiani.

Në nivel me klubin, Insigne ka qenë i lidhur me një largim nga Napoli këtë verë me kontratën e tij që skadon ën vitin 2022./GazetaSinjaliSporti/