Në Itali janë duke u trajnuar disa qenë nuhatës, që t’i dallojnë njerëzit që janë të infektuar me COVID-19.
Qentë do të jenë prezentë në pikat kufitare, në stadiume, qendrat tregtare dhe sallat e koncerteve, që të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.
Këtë veprim, e kanë vlerësuar si “armë shtesë” kundër COVID-19.
Kur qeni nuhat se dikush nga njerëzit është me koronavirus, ai person do t’i nënshtrohet testit për COVID.
Aktualisht, janë tre qenë që po përgatiten. /Gazeta Sinjali/