image Në Itali po bëhen gati për plazh, përgatiten aplikacionet dhe prenotimet online

Botë

Pandemia/ Në Itali po bëhen gati për plazh, përgatiten aplikacionet dhe prenotimet online

news image

Keni ndaluar të mendoni se cfarë eksperience do të kalojmë këtë verë në plazh, ndërkohë që koronavirusi qëndron mbi ne?! Ndërkohë që jemi në pritje për të parë të ndërtuara plazhe me mure pecikllazi (një hipotezë e cila nuk pëlqehet nga shumica prej nesh) me qëllim ruajtjen e distancës prej një metri në plazhet e populluara, shumë rajone të Italisë kanë nisur të mendojnë për gjetjen e zgjidhjeve të tjera, duke nisur nga hyrja për një numër të kufizuar personash deri tek vendet e çadrave dhe shezlongëve, të cilat do të mund të prenotohen nëpërmjet një aplikacioni.

Në Abruco, një aplikacion do të menaxhojë fluksin e turistëve me qëllim evitimin e grumbullimeve të rrezikshme. Kushdo do të mund të zgjedhë orën, çadrën dhe sa persona do të jenë.

Në Puglia, në Porto Cezareo, plazhi është ndarë me litar në mënyrë që të krijohen hapësira e nevojshme e kërkuar për çdo turist.

Edhe në Lazio mendohet që të kufizojnë numrin e personave të cilët do të mund të kenë akses në plazh, gjithmonë këta të shoqëruar nga persona që do të mbikqyrin situatën. Ndërsa në Veneto kanë hartuar një plan prej 18 pikash në të cilën është menduar mbi sigurinë e plazheve nërpëmjet prenotimeve online dhe ndalimit të grumbullimeve. /Gazeta Sinjali/