image Në Itali ka filluar festa e Pavarësisë së Kosovës

Manifestimi/ Në Itali ka filluar festa e Pavarësisë së Kosovës

news image

Festa për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Reggio të Italisë ka filluar më herët se në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ishte i ftuar në ndenjë, ku përmes një postimi falenderoi Shoqatën Kulturore “Zëri i Atdheut”, të cilët kishin organizuar edhe manifestimin.

Ai ka njoftuar se festa e Pavarësisë së Kosovës veç se ka filluar nga bashkëatdhetarët tanë në Itali.

Postimi i plotë:

Bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Reggio Emilia – Itali, e kanë filluar fesën e Pavarsisë së Kosovës.

Dua ti falenderoj për ftesën Shoqatën Kulturore “Zëri i Atdheut” të cilët kishin organizuar gjithçka, që historia jonë të mos harrohet për brezat e ardhshëm.

Në këtë vizitë megjithëse simbolike, e kam theksuar përkushtimin dhe angazhimin tim, për secilen sferë që atyre u nevojitet në të ardhmen.

Faleminderit dhe Urime/ Gazeta Sinjali/