image Në Itali do të hapet klasa e mësimit të valleve shqiptare

Në Itali do të hapet klasa e mësimit të valleve shqiptare

news image

Përveç kurseve të gjuhës shqipe në Trento dhe Bolzano të Italisë, këtë vit të ri shkollor do të hapet edhe një klasë e re.

Shkolla Shqipe Trento, përveç klasave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, do të hapë edhe klasat për mësimin e valleve tradicionale shqiptare për fëmijët e komunitetit shqiptar atje.

Andaj, shkolla ka kërkuar nga bashkatdhetarët që të kontribuojnë si sponzorë.

Po ashtu, nga kjo shkollë kanë bërë të ditur se vitin e kaluar u regjistruan 213 nxënës në klasat e gjuhës shqipe./Sinjali/