Përveç kurseve të gjuhës shqipe në Trento dhe Bolzano të Italisë, këtë vit të ri shkollor do të hapet edhe një klasë e re.
Shkolla Shqipe Trento, përveç klasave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, do të hapë edhe klasat për mësimin e valleve tradicionale shqiptare për fëmijët e komunitetit shqiptar atje.
Andaj, shkolla ka kërkuar nga bashkatdhetarët që të kontribuojnë si sponzorë.
Po ashtu, nga kjo shkollë kanë bërë të ditur se vitin e kaluar u regjistruan 213 nxënës në klasat e gjuhës shqipe./Sinjali/