image Në gusht konferenca e parë ndërkombëtare e astronomisë në Kosovë

Sociale

Në gusht konferenca e parë ndërkombëtare e astronomisë në Kosovë

news image

Në gusht do të mbahet për herë të parë Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Astronomisë dhe Shkencave Planetare në Kosovë.

“Më 11, 12 dhe 13 Gusht, Astronomy Outreach of Kosovo në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Komunën e Vushtrrisë, organizon Konventën e Parë Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Shkencave Planetare në Kosovë, duke mbledhur disa nga astronomët dhe ekspertët më të shquar nga vendi dhe bota. Nga vrimat e zeza e deri tek Teleskopi Hapësinor Webb, folësit tanë do të diskutojnë disa nga temat më aktuale të astronomisë modern”, thuhet në njoftimin e Pranvera Hysenit, themeluese e AOK-ut.

Organizata jonë synon që nëpërmjet kësaj konvente të bëjë, promovimin e shkencës së astronomisë në Kosovë, aftësimin e nxënësve dhe studentëve me koncepte themelore shkencore, integrimin e studentëve dhe pedagogëve në fushat STEM, vendosjen e bashkëpunimit me ekspertë ndërkombëtarë, inkurajimin e të rinjve për vrojtime dhe kërkime qiellore”.

Konventa do të mbahet në ambientet e MAShT-it në Prishtinë për tri ditë me radhë, nga 10:00 deri më 13:00, dhe do të jetë e hapur për publikun.

Aty po ashtu do të bëhen vrojtime qiellore nëpërmjet pajisjeve optike që do të realizohen gjatë mbrëmjeve në disa prej qendrave më të mëdha të Kosovës.

/GazetaSinjali/