image Në Greqi kërkohet që të njihet Kosova si shtet

Rajon

Në Greqi kërkohet që të njihet Kosova si shtet

news image

Gazeta greke “Te NEA”, ka publikuar thirrjet e katër autorëve grekë, të cilët kërkojnë që shteti i tyre ta njohë pavarësinë e Kosovës, kjo sepse sipas tyre, Kosova është realitet tashmë.

Ioannis Armakolas nga “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy”, është njëri nga ta.

Armakolas mendon se diplomacia greke është e përhumbur nga sindroma që e dobësojnë rolin e saj në botë.

Pavarësia e Kosovës është realitet politik i pakthyeshëm“, thekson ai.

Sipas tij, një Greqi e sigurt mund të formulojë një politikë të njohjes së këtij realiteti, në mënyrë që të bashkëformojë zhvillimet e ardhshme në Ballkan, në përputhje me interesat e veta.

Mosnjohja e shtetit të sapoformuar është pasojë e politikës sonë të gabuar dhe të dështuar gjatë luftërave jugosllave. Politika jonë për çështjen e Kosovës na mban të bllokuar në dilemat diplomatike të së kaluarës, ndërsa njëkohësisht dobëson rolin tonë rajonal“, shkroi ai.

Greqia mund dhe duhet të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me shqiptarët si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut dhe këto nuk duhet të ndikohen nga luhatja e marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës“, shkruan ai.

“Shqipëria e Madhe” është një skenar pothuajse i pamundur, sipas Armakolas, pasi thotë se elitat shqiptare nuk janë të gatshëm për këtë.

/GazetaSinjali/