image Deputeti shqiptar për propozimin francez: Maqedonia nuk ka tjetër alternativë - Sinjali

Deputeti shqiptar për propozimin francez: Maqedonia nuk ka tjetër alternativë

news image

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Halil Snopçe, ka folur rreth situatës së krijuar në këtë shtet për shkak të propozimit francez.

Tendenca e Maqedonisë është që të ndodhë konferenca e parë ndërqeveritare, për marrjen e datës për nisjen e negociatave për hyrje në BE. Ka qenë një proces i stërgjatur, ka nisur disa vite më përpara… Ne menduam që e zgjidhëm problemin me Greqinë, por ja që problemet e Maqdonisë me fqinjët vazhduan, ndërsa tash e kemi bllokadën bullgare. Aleanca për shqiptarët gjithmonë ka thënë se Maqedonia ka qenë vetëm një shkas dhe jo vetëm shkaku kryesor për mosmarrjen e datës, sepse gjithmonë kemi potencuar problemet për korrupsion, neve na kanë quajtur shtet hibrid”, tha Snopçe.

Ai tha se Maqedonia nuk ka asnjë alternativë tjetër për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Kryeministri maqedonas e refuzoi propozimin francez, dhe pastaj me disa modifikime të vogla u pranua nga qeveria, normal Aleanca për Shqiptarët qëndroi dhe aprovoi propozimin francez për shkak se nuk ka asnjë alternativë tjetër. Rrugëtimi evropian i Maqedonisë nuk mund të zëvendësohet me diçka tjetër”, deklaroi Snopçe në t7.

Opozita maqedonase nisi të protestojë dhe konstatojmë nisën të infiltrojnë grupe të huliganëve të kohës së 27 prillit. Dita e djeshme ishte dita më kritike…“, tha Snopçe.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: