Njësiti policor e ka ndaluar një të dyshuar të mitur në fshatin Grabovc të komunës së Pejës, deri sa ishte duke drejtuar një motoçikletë.
Pasi i njëjti nuk posedonte dokumentet përkatëse që iu kërkuan nga polica ai ka sulmuar zyrtarët policorë.
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të prindit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Sinjali/