Policia gjermane ka arrestuar 12 persona nën dyshimin për përfhirjen në një grup terrorist që kishin planifikuar sulme kundër politikanëve dhe pakicave.
Prokurorët e shtetit, kanë arrestuar katër persona të cilët ishin në krye të organizatës ekstremiste të djathtë. Ëerner S, Michael B, Thomas N dhe Tony E, ndërkaq 8 persona të tjerë janë arrestuar për bashkëpunim me organizatën, përcjell Gazeta Sinjali.
Themeluesit e kësaj organizate sipas “Guardian”, kanë krijuar organizatën terroriste me qëllim të prishjes së rendit në Gjermani.
Pas dyshimeve, policia gjermane ka bastisur lokalet ku organizata kishin punuar, ku sipas prokurorisë pas bastisjeve kanë gjetur prova të mjaftueshme për të arrestuar të dyshuarit./ Gazeta Sinjali/