Që shqiptarët kanë mbushur cepat nëpër botë, kjo shihet edhe tek bebet e para të 2023-it që lindën jashtë Shqipërisë.
Këtë e fakton edhe Asia e cila është bebja e parë shqiptare e lindur në natën e ndërrimit të viteve në qytetin Mannheim. Ndonëse në Itali, në sallën e lindjes në San Giuseppe di Empoli në orën 2.10 të datës 1 janar, lindi Sole me prindër nga Shqipëria dhe banorë të Larcianos, në Gjermani konkretisht në Mannheim lindi Asia nga prindërit Ishe dhe Fatos Balliu.
Sipas mediave gjermane, bebja erdhi në jetë dy javë më herët nga sa ishte parashikuar për të ardhur në jetë, teksa peshon 3470 gramë dhe është 51 centimetër. Sole dhe Asia, tregojnë se ndonëse në Shqipëri numri i lindjeve ka rënë, në vendet e mëdha të Bashkimit Evropian, fëmijët e parë që kanë lindur për vitin 2023 janë shqiptarë.