Sot në Gjilan mbeti i vdekur një person i moshës rreth 40 vjeçare pasi u godit me thikë për vdekje nga një person tjetër. Sinjali ka mësuar se si ndodhi ngjarja tragjike dhe ju sjellë detaje.
Fillimsht i dyshuari dhe viktima kishin qenë në kafeterinë “Viva” në Gjilan, ku pas një mosmarrëveshje, personi i dyshuar Bardhyl Zeqiri fillon ta sulmojë me thikë viktimën I.C.
Personat që kanë qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë thënë për Sinjalin se i dyshuari e ka goditur viktimën disa herë me thikë nëpër trup.
“E ka ther në gjoks e shpinë… e në fund e ka ther me thikë në qafë atë djalin…”, tha ky dëshmitar për Sinjalin.
Viktima mbeti i vdekur pas lëndimeve të rënda që mori nga therjet me thikë, në disa pjesë të trupit, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin dhe ta dërgojë në mbajtje.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/