image Në Francë zgjedhet për herë të parë një transgjinore për kryetare të komunës

Botë

Botë/ Në Francë zgjedhet për herë të parë një transgjinore për kryetare të komunës

news image

Një grua transgjinore në Francë i ka fituar zgjedhjet lokale në komunën e saj për të udhëhequr komunën duke u bërë kryetari i parë transgjinore në këtë nivel të pushtetit.

Këshilli në Tilloy-lez-Marchinnes në verilindje të Francës e zgjodhi Marie Cau-n për kryetare të re, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Sinjali.

55-vjeçarja gjatë fushatës kishte premtuar qëndrueshmëri ekologjike dhe rindërtim të ekonomisë lokale. Ajo tha se nuk është aktiviste dhe se dëshiron të përqendrohet në politikat komunale.

“Njerëzit nuk më kanë zgjedhur pse jam apo nuk jam transgjinore, ata e kanë zgjedhur një program. Kjo është interesante: kur gjërat bëhen normale, ju nuk veçoheni”, tha ajo.

Banorët e Tilloy-lez-Marchiennes – një komunë nën 600 banorë në kufirin belg – votuan në zgjedhjet komunale në mars.

Ata i zgjodhën të gjithë këshilltarët komunalë nga partia “Të Vendosim Së Bashku”, ku bënte pjesë edhe Cau. Këshilltarët më pas votuan pothuajse në mënyrë unanime për ta zgjedhur atë kryetare të qytezës./Gazeta Sinjali/