Pas një pushimi prej rreth tre muajsh, futbolli në Kosovë sot do të rikthehet.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina do të jetë nikoqir i Drenicës në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës së Kosovës.
Ndeshja fillon nga ora 18:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Prishtina pritet të ketë tre mungesa, por nuk dihet zyrtarisht se a do të mungojnë.
Ndërkohë, nesër luhet gjysmëfinalja tjetër mes Ballkanit e Feronikelit./Gazeta Sinjali/