image Në Evropë konfiskohet kokainë në vlerë miliarda eurosh

Evropë

Në Evropë konfiskohet kokainë në vlerë miliarda eurosh

news image

Autoritetet e doganave në Gjermani dhe Belgjikë, kanë konfiskuar një rekord prej më shumë se 23 tonëve të kokainës, që ka pasur destinacion Holandën.

Zyrtarët gjermanë kanë zbuluar 16 tonë kokainë në pesë kontejnerë të transportit, të cilët kanë arritur në portin e Hamburgut nga Paraguaji më herët gjatë këtij muaji.

Policia në Holandë ka qenë e njoftuar edhe për 7.2 tonë shtesë të kokainës, që janë gjetur në portin belg të Antwerpit. Zyrtarët gjermanë kanë thënë se kokaina ka pasur çmim të tregut deri në miliarda euro.

Një 28-vjeçar, i dyshuar për përfshirje në trafikim të drogës, është arrestuar në Holandë. /Gazeta Sinjali/